Dje në qendër të Tetovës pati tubim Lëvizja Besa ku tetovarët vulosën fitoren e madhe të 15 Korrikut për Lëvizjen Besa dhe koalicionin “Mundemi”.
Kryetari i Lëvizjes Besa dje nga sheshi “Iliria” në Tetovë nuk kritikoi asnjë parti politike për dështimet e tyre në qeverisje por, z.Kasami shpalosi shumë projekte për të mirën e shqiptarëve dhe të gjith qytetarëve të Maqedonisës së Veriut.
Qytetarë të nderuar nëse fiton koalicioni “Mundemi” do të shkojmë drejt Be-së dhe na presin shumë projekte madhore për të gjith komunitetet në vend por nëse shkon vota për Vmro-në dhe argatët e tyre do të jetë votë që do ta sjellin Gruevskin në Maqedoni.