25/07/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Teuta Abazi nderohet me titullin Ambasadore e Paqes

Veprimtarja dhe juristja Teuta Abazi nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network. Zonjusha Teuta Abazi është aktualisht kryetare e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen dhe punon si juriste dhe këshilltare në fushën e së drejtës civile dhe publike në një universitet me 55.000 studentë dhe 33 lokacione (degë). Ajo përfundoi shkollimin e saj në Gjermani, ku vazhdoi studimet e saj për drejtësi pasi fitoi bursën nga Fondacioni “Hans-Böckler-Stiftung”. Nderkohë publikoi ne kursin e ekselences një raport mbi praktikën ligjore.

Që nga rinia e saj dhe për 17 vite ajo është përfshirë në partinë SPD (partinën socialdemokratë) dhe në punën e saj vullnetare për shoqërinë civile. Ajo është këshilltare e Federatës së Juristëve socialdemokratë në landin e Nordrhein-Westfalisë, nënkryetare e grupit ligjor të punës Ruhr-Mitte, anëtare e komiteteve lokale, delegate e këshillit shtetëror të integrimit të landit Nordrhein-Westfalen, anëtare ne grupin për migrim dhe diversitet, ishte zëdhënëse e të drejtave politike të njerëzve me migrim dhe vlerësuese në partinë e rinisë socialdemokrate. Zonjusha Abazi nuk e ka ndaluar vullnetarizmin ne shoqatën shqiptaro-gjermane “Kosova-Hilfe-Deutschland”. Ajo poashtu është anëtare jurie për dhënien e bursave studentore dhe të doktoratës, anëtare e bordit të Fondacionit “Hans-Böckler-Stiftung” dhe e “Amnesty International”.

Zonjusha Teuta Abazi veproj me kulture dhe diplomaci publike; Motoja e saj në zgjedhjet për këshillin të Integrimit ishte: “Së bashku për një shoqëri solidare, gjithëpërfshirëse dhe të fortë. Për Ty! Mua! Ne!”.

Ajo është e përkushtuar për demokraci, tolerancë, një shoqëri të hapur urbane, kohezion shoqëror, takime të bazuara në partneritet, paqe dhe mundësi të barabarta në arsim, punë dhe shëndet për të gjithë pavarësisht origjinës. Sfida e saj në jetën e përditshme integrimi, mbetet një proces edukativ i cili mbulon mungesën e njohurive që bëjnë dallime nga natyra kulturore, socio-ekonomike, teknologjike dhe shërbimeve të ndryshme si dhe shkëmben përvojat me të cilat njerëzit janë përballur në jetën e tyre të përditshme nga vendet e origjinës.

Ambasadorja e paqes Teuta Abazi është shprehur mirënjohëse për vleresimin dhe titullin me të cilin është shpërblyer për veprimtarin e saj në Gjermani: “Falënderime të veçanta dhe respekt të madh për rekomandimin dhe mbështetjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, ambasador dhe lider për paqen në botë dhe President i Institutit Franko-Shqiptare dhe Miqësisë në Francë dhe Evropë”. Me Respekt

Të fundit