12/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: Do të punojmë në ndarjen proporcionale të buxhetit dhe demokracinë konsensuale

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sonte në Tetovë e mbajti takimin e parë parazgjedhor me anëtarë, qytetarë dhe simpatizues. Kryetari i partisë, Menduh Thaçi tha se fokusi kryesor në këto zgjedhje do të jetë ndarja proporcionale e buxhetit dhe demokracia konsensuale.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme në luftën për lirinë tonë, por pa pushkë, por me votë. Prandaj merrni familjen tuaj, mbani maskë dhe një stilolaps nga shtëpia, hapni fletëvotimin dhe aty i pari është Mendih Thaçi, rrethojeni. Premtoj se kur do të vijmë në pushtet do të punohet 24 orë në 30 ditët e para. Por së pari duhet ditë dhe natë që të luftojmë për këtë. Për familjet shqiptare me rrezik social, në 30 ditët e para të mandatit, ndihmë sociale për çdo familje shqiptare e cila ka nevojë nga gjashtë mijë denarë për anëtar të familjes, por jo si tani gjashtë mijë dokumente të plotësohen. Drejt e në dorë”, tha Thaçi.

Ai ka sfiduar kundërshtarët politik dhe kandidatët për kryeministër.

“Sa i takon Ali Ahmetit dhe Naser Zyberit, ata fyejnë inteligjencën tonë, mashtrim të atillë askush nuk pranon. Politika po ndryshon, jeta po ndryshon, por Ali Ahmeti nuk e kupton”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, për shkak të krizës me Kovid-19 pas zgjedhjeve do të jepet ndihmë e madhe për qytetarët.

“Secili do të zhdëmtohet, nga kamerierë në kafene, taksistë, deri te të gjithë qytetarët…”, tha ai.
Para të pranishmëve kanë folur edhe bartësit e tjerë të listave. “Vjen vera nga dera” është motoja me të cilën PDSH do te merr pjesë në zgjedhjet parlamentare. as/fab

Të fundit