Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i uron anëtarët e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Përmes një publikimi në Fejsbuk, Thaçi porositi se pret përmbushje të programit qeverisës dhe i ofroi ” bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”.
“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar Thaçi. ls/shk/