26/05/2024
12.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

The Economist: Sipas indeksit të demokracisë, Maqedonia e Veriut është regjim hibrid

Sipas raportit më të ri të gazetës “The Economist”, Maqedonia radhitet në vendin e 78-të dhe në grupin e regjimeve hibride për indeksin e demokracisë në botë për vitin 2020.

Maqedonia ndodhen në grupin me Bolivinë, Senegalin, Malin e Zi, Tanzaninë, Moldavinë, Ugandën, Butanin, Libanin dhe Nigerinë. Sipas të dhënave të “The Economist”, nga viti 2016 deri në vitin 2020, Maqedonia shënon rënie në vlerësimin sipas indeksit të demokracisë në krahasim me vitet e mëhershme kur vlerësimi ka qenë mbi 6.

Ndryshe, kjo është lista e dytë jo e mirë për vendin. Para disa ditëve, “Transparency International” vendosi Maqedoninë në vendin e 111-të sipas indeksit të korrupsionit. Në këtë listë Maqedonia ndodhet me bashkërisht me Mongolinë, Panamanë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Të fundit