Sot (27-janar) rreth orës 21:45, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarit D.M. nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 18:15, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë e ka lënduar 37-vjeçarin F.I., po ashtu nga Tetova. Lëndimit i ka paraprirë një debat verbal mes tyre dhe F.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.