30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Persona të pandërgjegjshëm kanë thyer dhjetëra drunj të cilat ishin mbjellur përgjatë trotuarit të rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë në afërsi të stadiumit të qytetit. Të punësuarit në ndërmarrjen komunale informojnë se dëmtimet janë vërejtur mbrëmë pas orës 22:30 minuta.

“Dëmtimi i drunjve, gjelbërimit dhe pronës publike është akt vandal dhe i turpshëm. Autorët e kësaj vepre të shëmtuar do të zbulohen shumë shpejt, dhe ndaj tyre do të inicohet procedurë adekuate ligjore”, theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmes profilit të saj në rrjetin social Fejsubuk.

Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë Komunës përkujtojnë se prej më parë ishte dëmtuar edhe pajisja urbanistike në shkollën e mesme, përgjatë shtregut drejt vendit Banjiçe dhe në Parkun e Gruas.

Të fundit