06/05/2024
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trafiku në rrugën Gostivar – fshati Çegran në ndërprerje

Trafiku në rrugën rajonale Gostivar – fshati Çegran, më saktë në shtegun nga dalja e fshatit Çajle drejt fshatit Forinë sot do të ndërpritet, për shkak se Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e autostradave dhe rrugëve rajonale Shkup (aksi Gostivar) do të përfundojë asfaltimin e rrugës.

Trafiku do të ridrejtohet përmes rrugës rajonale për në fshatin Tomçevishtë.

Siç njoftohet nga LAMM, sot do të fillohet me kryerjen e aktiviteteve të ndërtimit me instalimin e formave termoplastike në autostradën A1, aksi Veles-Petrovec, tuneli Strazhë në periudhën nga ora 8 deri në orë 16, për çka do të kryhet ndryshim i regjimit të trafikut, me kohëzgjatje prej dy ditëve.

Nga LAMM theksojnë se qarkullimi nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata.

Ata rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ata që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. mb/

Të fundit