29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tragjedi në Malin Sharr, humb jetën i riu nga Belgjika

Policia dhe Qendra për Menaxhim me Kriza kanë lokalizuar dhe tërhequr trupin e pajetë të shtetasit belg, i cili mbrëmë ra në humnerën prej 700 metrave gjatë ngjitjes në majën “Titov Vërv” mbi Malin Sharr. Bëhet fjalë për shtetas belg me prejardhje nga Algjeria, ndërsa në shoqëri të tij ka qenë 24 vjeçari nga Kumanova me iniciale F.N i cili ka denoncuar rastin në linjën emergjente. 24 vjeçari është pranuar për kurim dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nga QMK njoftojnë se terreni ku janë aksidentuar dy të rinjtë banues në Belgjikë përbën terren të vështirë, me të reshura bore, ngrica dhe temperatura të ulëta. Bashkërisht me njësinë për intervenim të shpejtë janë përfshirë edhe alpinistë vullnetarë. /Alsat.mk

Të fundit