20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Transporti publik në Tetovë sot do të jetë falas për festën e 28 nëntorit

Tetovë, 28 nëntor – Në një njoftim nga ndërrmarja komunale e transportit publik në Tetovë, kanë lajmëruar qytetarët se transporti publik do të jetë falas në nder të festës së flamurit.

Ja njoftimi i ndërrmarjes së Transportit:

“Të nderuar qytetarë

Ju njoftojmë të gjithëve se për shkak të festës së flamurit, 28 Nëntorit – e Hënë, autobusat e transportit publik do të punojnë pa pagesë për të gjithë ata që e shfrytëzojnë. Le të festojmë së bashku festat e nëntorit në qytetin tonë.

Me respekt

NP “Tetova Transport” – Tetovë”, thuhet në njoftim.

Të fundit