28/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trazirat në veri të Kosovës, Kremlini: Mbështesim Serbinë pa kushte. Të respektohen të drejtat e popullatës serbe!

Rusia ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku mbështet popullatën serbe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov u shpreh se duhet të mbrohen të drejtat dhe interesat e serbëve në Kosovë, teksa theksoi se Rusia po i ndjek me vëmendje trazirat në Kosovë.

“Ne mbështesim Serbinë dhe serbët pa kushte. Ne konsiderojmë se duhet të respektohen të gjitha të drejtat dhe interesat ligjore të serbëve të Kosovës”, tha Peskov, duke shtuar se nuk duhet të ketë vend për “veprime provokuese”.

(BalkanWeb)

Të fundit