01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tre ditë në karantinë dhe drejt në kafene!

Propozimi i Komisionit për sëmundje infektive për orë policore gjatë uikendit të zgjatur shkaktoi reagime diametralisht të kundërta. Disa thonë se janë të nevojshme masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit, ndërsa të tjerët kundërshtojnë karantinën treditore në kohë kur po paralajmërohet hapja e kafeneve, shkruan Zhurnal.

Komisioni për sëmundje infektive i ka propozuar Qeverisë që karantina gjatë kohës së uikendit të fillon nga dita e shtunë ora 19:00 dhe të vazhdon deri të martën ora 5 të mëngjesit. Qeveria do të duhet të merr vendim sot apo nesër nëse do të kemi edhe një uikend në karantinë prej 58 orëve. Deri më tani nuk ka ndodhur Qeveria të mos pranon rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive.

Ditën e shtunë përfundon edhe muaji i Ramazanit dhe besimtarët musliman të dielën festojnë Fiter Bajramin. Të dielën gjithashtu është edhe Festa e Shën Kirilit dhe Metodit ndërsa të hënën është ditë jopune. Për Bajram besimtarët zakonisht mblidhen në dreka familjare, ndërsa pikërisht festimet familjare dhe mbledhjet gjatë ditëve të kaluara sipas Komisionit për Sëmundje Infektive ishin shkak për rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Profesori universitar, Bashkim Selmani nuk beson se shteti këtë e bën për ndonjë hakmarrje eventuale apo me tendencë.

Ai thotë se shteti këtë e ka bërë në mënyrë shumë agresive dhe është dashur më mirë të analizohet për karantinen që është propozuar gjatë uikendit, gjegjësisht kanë mundur të japin një vakum kohor apo hapsirë së paku për lutjet e mëngjesit.

“Besoj që Qeveria nuk ka ndonjë qellim të kufizojë, apo ndonjë hakmarrje eventuale ose diçka tjetër. Besoj te ajo kryesorja që është, shëndeti, kur është shëndeti është edhe diçka tjetër dhe nuk di si ta vlersoj. Unë nuk besoj se është me tendencë, nëse është me tendencë është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë shtetit. Unë kam dilema të asaj natyre nuk e diskutoj, mirpo ajo publike, detyrimisht shteti ka për obligim edhe kushtetues edhe ligjorë të vepron. Mendoj se shteti e ka bërë shumë në mënyrë agresive këtë formë në të cilën kanë mund të analizojnë pak më mirë, psh duke e ditur ritualet e vlefshme të mëngjesit, të paktën atë periudhën kohore brenda ditës, kanë mund të japin një vakum kohorë prandaj njerëzit janë të irituar sepse aspak nuk ka hapsirë dhe këtë është dashur më mirë të analizojnë. Në këtë rast edhe BFI nuk ka dhënë propozimet e saja që mos të jetë kështu”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.
Bashkësia Fetare Islame është kundër orës policore për Festën e Fiter Bajramit dhe paralajmëroi se nuk do ta pezullojnë faljen e namazit të Bajramit.zhurnal.mk

Të fundit