04/05/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Trençevska: Gra dhe vajza, bëhuni të zëshme dhe të guximshme, institucionet janë këtu për t’ju mbështetur

Gra dhe vajza, bëhuni të zëshme dhe të guximshme sepse ky është hapi drejt lirisë së vërtetë, drejt lirisë së fjalës, lirisë së zgjedhjes, lirisë së jetesës. Jini të zëshëm dhe të guximshëm, ndërsa institucionet janë këtu për t’ju dëgjuar dhe mbështetur, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në konferencën dyditore rajonale “Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat në rajon në rrugën drejt BE-së, me zë të lartë dhe me guxim i lëvizim kufijtë”, që mbahet në Shkup.

Në fjalimin e saj përshëndetë, Ministrja Trençevska bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, e cila u zhvillua gjatë muajit mars.

“Duke u nisur nga fakti që të drejtat dhe mbrojtja e të drejtave të vajzave dhe grave nuk duhet të diskutohet vetëm një ditë në vit – 8 Mars, së bashku me ekipin tim dhe punonjësit në Sektorin për mundësi të barabarta në Ministri, vendosëm që gjithë muajin mars t’ia kushtojmë vetëdijesimit për sfidat me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë përmes të folurit me zë të lartë dhe publik, tha Trençevska.

Theksoi se përmes fushatës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale “E zëshme dhe e guximshme” dhe me mbështetjen e Zyrës së UN Women në vend, janë mbajtur panele dhe punëtori të shumta dhe janë zhvilluar diskutime me target grupe të ndryshme.

Ajo iu referua vendimeve të mëparshme ligjore që synojnë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, si dhe propozim ligji i ri për Barazinë Gjinore, i cili synon të forcojë makinerinë për barazi gjinore dhe që me krijimin e Sekretariatit për Barazi Gjinore, do të sigurojë një garanci se çdo politikë qeveritare do të ketë një perspektivë gjinore.

Të fundit