Ekipi i Shkëndijës nesër në Lubjanë zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë në UEFA Konferencë Liga. Kundërshtar i “kuqezinjve” është skuadra sllovene NK Bravo. Ndeshja fillon në në ora 20:45.
Shkëndija nga dita e djeshme ka udhëtuar në Slloveni , ku mbrëmë ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, ndërkaq sonte në stadiumin Stozhice ku nesër do të zhvillohet ndeshja, do ta realizojë seancën zyrtare stërvitore.
Me ekipin e Shkëndijës në Lubjanë kanë udhëtuar edhe dy prurjet më të reja Marko Gjorgjievski dhe Jovan Manev të cilët presin miratimin e organeve të UEFA-s dhe janë në pikëpyetje nëse do të aktivizohen në këtë ndeshje.
Futbollisti Aleksandar Trumçi, në prag të ndeshjes, thotë se kanë kundërshtarë serioz andaj edhe qasja në terren duhet të jetë serioze.
‘’Mendoj që atmosfera është shumë e mirë. Kemi një atmosferë pozitive në ekip pasi e kemi kaluar raundin e parë . Por ne nuk do të merremi më me të kaluarën, shohim përpara. Ne kemi ardhur në Slloveni jemi akomudu më herët dhe kemi studiuar ekipin . Ekipi është shumë serioz dhe ne duhet ta marrim shumë seriozisht , të bëjmë maksimumin’’ deklaroi Trumçi
Për të përkrahur Shkëndinë, në Slloveni kanë udhëtuar edhe një numër i konsiderueshëm i tifo grupit “Ballistët” nga të cilët priteT të jenë dinjitoz ashtu siç i ka hije një tifo grupi me përvojë të madhe.
Ndeshja NK Bravo – Shkëndija zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 20:45.








