05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Turqia kërkon ekstradimin e anëtarëve të FETO-s nga Maqedonia e Veriut

Akoma nuk ka ndonjë hap konkret sa i përket ekstradimit të 15 apo 16 përfaqësuesve të organizatës FETO, të cilët kërkohen që të ekstradohen në Turqi. Kështu është shprehur ambasadori turk në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizkok, i cili theksoi se do të vazhdohen veprimtaritë mbi strukturat e FETO-s jashtë vendit, duke potencuar se nga institucionet kompetente të vendit presin hapa konkret lidhur me këtë çështje.

“Nga institucionet kompetente të vendit, presim hapa konkret. Ekziston mirëkuptim i përbashkët mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të përforcimit të luftës kundër terrorizmit, me rëndësi të veçantë është që përmes masave që do të merren, do të pengohen veprimtaritë e FETO-s dhe personat e lidhur me FETON në RMV, që veprojnë të fshehur pas institucioneve arsimore, kompani, shoqata dhe media”, tha Hasan Mehmet Sekiçok, ambasador turk në Shkup.

Ai tha se deri më tani pjesërisht ose tërësisht janë penguar aktivitetet e shkollave dhe kurseve të gjuhëve të cilat janë në bazë të FETO-s në 38 vende, dhe sipas tij, në 20 prej këtyre vendeve, shkollat i janë kaluar fondacionit MARIF, fondacion ky i cili njëkohësisht ka hapur shkolla në 22 vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Mehmet Sekizkok informoi se janë realizuar ekstradime të më shumë se 120 përfaqësues të FETOS nga më shumë se 20 vende në Turqi.

“Në korniza të hetimeve në Turqi, kanë dalë emrat e përfaqësuesve të strukturës në vendet e huaja, janë dërguar kërkesat për ekstradime në shtetet ku ata ndodhen, poashtu vazhdojnë veprimtaritë për kërkesat për ngrirje të pronave të personave dhe institucioneve që marrin pjesë dhe i financojnë veprimtaritë e organizatës terroriste FETO jashtë vendit”, tha Hasan Mehmet Sekikçok.

Ambasadori turk tha se lufta kundër strukturave të FETO-s jashtë vendit do të vazhdojë të mbetet një prej pikave më primare në agjendën e Turqisë. Ai shtoi se gjatë të gjitha kontakteve të realizuara me homologët turk të huaj, nënvizohet fakti se FETO paraqet rrezik edhe në aspekt të vendeve të tjera ku vepron, poashtu theksohet fakti se kjo organizatë terroriste përpiqet të sigurojë ndikim politik dhe ekonomik dhe vepron si një strukturë kriminale dhe për zbulim.

Këto komente ambasadori turk i bëri gjatë përkujtimit të 4 vjetorit të tentimit për grusht shteti, që ndodhi më 15 korrik të vitit 2016. Në këtë ngjarje ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë mbetën të plagosur.

Të fundit