15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

U arrestua narko dileri nga Gërçeci i kërkuar me urdhërarrest, u sekuestrua një revole

Ministria e Brendshme njoftoi se sot nëpunësit policorë nga Ekipi operativ dhe NJÇK Gjorce Petrov në SPB Shkup në bashkëpunim me NJSA “Tigrat”, pas informatave të marra paraprake operative, në afërsi të shkollës në fshatin Gërçec, Shkup, e kanë privuar nga liria personin Ilaz Muaremi (45) nga fshati Gërçec, transmeton Portalb.mk.

Personi në fjalë sipas MPB-së ishte i kërkuar me urdhër ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe në lidhje me nenin 215 të Kodit Penal të RMV-së, me masë të caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Muaremi, i cili udhëtonte me katërçikletë, ka tentuar të arratiset dhe gjatë kësaj ka goditur një automjet zyrtar të MPB-së, por shumë shpejt është kapur nga nga nëpunësit policorë dhe është privuar nga liria. Njëherit, atij iu gjet edhe një revole “walter” dhe një kornizë me 15 fishekë”, njoftoi MPB.

Policia njoftoi se personi I.M. do t’i dorëzohet prokurorisë kompetente.

Të fundit