Sot në hapësirat e Federatës Botërore të Futbollit FIFA në Cyrih u hodh hodh shorti për kualifikimet e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Turneu do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026. Turneu do të jetë i pari në histori me 48 ekipe.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të garoj në Grupin J, së bashku me Belgjikën, Uellsin, Kazakaistanin dhe Lihtenshtajnin që mund të thuhet se ishte me fat në krahasim me grupet tjera. Kujtojm se maqedonia e Veriut e ka rrugën e hapur për të kërkuar kualifikim me Ligën e Kombeve ku ishte para në grup në Liga C
Kombëtarja e Shqipërisë në Grupin F, do të jetë në grupin e ferrit pas do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.Ndërkohë situatë disi më pozitive ishte për Kosovën e cila në Grupin B do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Kualifikueset e Botërorit 2026, për Evropën do të nisin në muajin mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë në mars të vitit 2026, aty ku do të kulmojë faza “play off”.
12 vendet e para nëpër grupe do të kualifikohen direkt në Botërorin 2026, ndërsa 12 vendet e dyta do të shkojnë në fazën e “play off”. Kësaj faze do ti bashkohen edhe katër ekipet e renditura më mirë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve për të shkuar numri në 16.
Më pas nga përballjet me një takim, katër ekipet më të mira do të shkojnë në Botëror, për të përmbushur 16 biletat që janë për kombëtaret nga UEFA që do të marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës.
12 Grupet për kualifikimin e Botlërorit 2026
Grupi A:
Fituesja E Gjermani/Itali
Sllovaki
Irlanda E Veriut
Luksemburg
Grupi B:
Zvicër
Suedi
Slloveni
Kosovë
Grupi C:
Humbsja E Portugali/Danimark
Greqi
Skoci
Bjellorusi
Grupi D:
Fituesja E Francë/Kroaci
Ukrainë
Islandë
Azerbajxhan
Grupi E:
Fituesja E Spanjë/Holandë
Turqi
Gjeorgji
Bullgari
Grupi F:
Fituesja E Portugali/Danimarkë
Hungari
Irlandë
Armeni
Grupi G:
Humbsja E Spanjë/Hollandë
Poloni
Finlandë
Lituani
Maltë
Grupi H:
Austri
Rumani
Bosnjë
Qipro
San Marino
Grupi I:
Humbsja E Gjermani/Itali
Norvegji
Izrael
Estoni
Moldavi
Grupi J:
Belgjik
Uells
Maqedonia E Veriut
Kazakistan
Lihtenshtejn
Grupi K:
Angli
Serbi
Shqipëri
Letoni
Andorra
Grupi L:
Humbsja E Francë/Kroaci
Çeki
Mali I Zi
Ishujt Faroe
Gjibraltari
Shaban Sinani/ TV Koha
![]()
![]()







