24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ulje e fitimit të “Maxhar Telekom”

Fitimi i Maxhar Telekom para tatimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti është ulur në nivel vjetor për 33 për qind në 49.2 milionë euro, ndërsa fitimet e tatuara kanë rënë nga 42.3 për qind në 30,8 milionë euro, tregojnë të dhënat nga raportit për funksionimin e kompanisë të publikuar vonë mbrëmë.

Të ardhurat e përgjithshme të grupacionit në periudhën janar-qershor të këtij viti janë ulur me një për qind në 915.5 milionë euro. Të ardhurat nga operatorët celular janë rritur me 2.6 për qind në nivel vjetor në 503.5 milionë euro, kurse nga telefonia fikse me 0.6 për qind në 303.7 milionë euro. Në të njëjtën kohë, të ardhurat në sektorin e TI u ulën me 18.2 për qind në 104.1 milionë euro.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, Maxhar Telekom regjistroi rënie të përgjithshme të të ardhurave prej 2.2 për qind në 454.6 milionë euro në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Kompania informon se të ardhurat e zvogëluara në sektorin e TI në tregun hungarez u kompensuan nga rritja e të ardhurave nga shërbimet telekomunikuese në Hungari dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Maxhar Telekomit, Tibor Rekashi, rezultate të tilla të biznesit janë për shkak të sfidave me të cilat përballet kompania në tremujorin e dytë të këtij viti, si rezultat i pandemisë Kovid-19.

Rekashi njoftoi se kompania ka vendosur të përshpejtojë zhvillimin e rrjetit për të forcuar internetin me brez të gjerë, duke theksuar se investimet në vitin 2020 do të jenë më të larta nga sa ishin paralajmëruar më parë. sn/

Të fundit