21/07/2024
22.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e organizuan edicionin XIX të Festivalit Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”

Instituti i Gjuhës, i Kulturës dhe i Qytetërimit Shqiptar “Jusuf Bageri” i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Forumin “Imazh dhe Media” nga Republika e Shqipërisë dhe Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në vendin tonë, e organizuan Festivalin XIX Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Prof. Dr. Ylber Sela, në fjalën e tij e përgëzoi kryetarin e Forumit “Imazh dhe Media”, Prof. Dr. Astrit Memia për organizimin e këtij festivali mbarëkombëtar. “Ky është një festival që në Shkup organizohet në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, po ashtu është kënaqësi që ky festival organizohet në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, që është një nga universitetet lider në rajon dhe më i miri, pasi që nga gjiri i vet ka përgatitur kuadro profesionalë dhe cilësorë. Sot administrata shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut përbëhet nga kuadrot të cilat kanë studiuar dhe janë përgatitur profesionalisht në këtë Universitet. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime të këtilla me interes kombëtar”, theksoi Prof. Dr. Ylber Sela./zyrtare.net/

Të fundit