Në seancën e 132-të të paraparë për sot, e cila ndoshta do të jetë e fundit për këtë përbërje të ministrave, Qeveria do të diskutojë për propozim programin për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancë është shpallur Propozim-programi për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë për vitin 2022, thuhet në letrën e dërguar nga qendra për shtyp e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në rendin e ditës së seancës janë paraparë programet e propozuara për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme për vitin 2022, si dhe informacion për aktivitetet e ndërmarra në lidhje me detyrimet e nismës Ballkani i Hapur.
Fillimi i seancës është caktuar për në orën 12.00.