12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vaksinat e para në Maqedoni mund të vinë para muajit shkurt

Gati 6.000 vaksina kundër coronavirusit nga Faizer pritet të vijnë në shkurt. Numri i përgjithshëm i vaksianve kundër coronavirusit, siç theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, do të jetë rreth 800 mijë vaksina.

“5850 vaksinat e para nga Faizer do të arrijnë në shkurt, dhe më pas do të vijnë më shumë në mars, prill, ndërsa dinamike do të jetë gjithë vitin 2021”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH thonë se gjatë muajit janar pritet të arrijë edhe frigoriferët e -70 gradëve të cilat do t’i mbajnë vaksinat.

Ministri Venko Filipçe shtoi se përveç paketës që do të arrijnë përmes mekanizmit kovaks, priten vaksinat edhe nga Bullgaria, Polonia, Greqia dhe Austria.

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit, Maqedonia mund të merr vaksina edhe para muajit shkurt. “Të gjitha mundësitë janë të hapura. Ka paralajmërime nga Kina në janar, por ende nuk është vërtetuar”, tha kryeministri Zaev.

“Kemi paralajmërime për rreth 200 mijë vaksina për këtë muaj, por do t’i shohim kushtet. Kina ka pesë vaksina që i kanë kaluar të gjitha fazat dhe tashmë çohen jashtë Kinës dhe dy në fazën e testimit”, tha Zaev./Telegrafi/

Të fundit