23/05/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni për 14 ditë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në konferencë për shtyp pas mbledhje së Këshillit për Siguri, tha se do të shpallen 14 ditë të reja për gjendje të jashtëzakonshme.

Ky vendim, sipas Pendarovskit, vjen pas propozimit të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski i cili e ka arsyetuar vendimin duke marrë parasysh rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga coronavirusi.

Vendimi i sotëm hyn në fuqi nesër ndërsa Pendarovski tha se ky vendim nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Pendarovski gjatë fjalimit të tij tha ka rritje të numrit të të infektuarve me coronavirus sidomos në disa komuna të Shkupit./Telegrafi/

Të fundit