19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdoi gjyqi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, dëshmuan infermieret

Seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë vazhdoi me dëshminë e infermiereve të cilat u pyetën kryesisht nëse në objekt kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Minivere Abduli tha se në momentin kritik kur ka shpërthyer zjarri, ka qenë duke ndarë terapinë për pacientët.

“Në atë moment ishim në punë dhe ndaheshim terapi, kishim një paciente në gjendje të rëndë dhe filloi zjarr dhe kishim tym. Ajo paciente ndërroi jetë, shkova të kërkojë ndihmë dhe për dy tre minuta u përhap zjarri dhe nuk mund të kthehesha në dhomë”, tha Minivere Abduli, dëshmitare.

Biljana Gjorgjevska, poashtu motër medicinale tha se në natën kritike ka qenë në dhomën numër 3, ku edhe shpërthyer zjarri.

“Në dhomën 3 kishim një pacient dhe pash zjarr që përhapej shumë shpejt. Dy mjekët dhe dy infermiere. Kishte një shoqërues për pacienten dhe si shoqërues ishte babai i saj. Nuk ka pasur shoqërues tjerë. Dera ishte e mbyllur prej brenda. Nuk kam lëshuar asnjëherë pacient të hyjë brenda. Ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit në dhomën e pritjes” tha ajo duke shtuar se ka ndihmuar në largimin e pacientëve”, u shpreh Biljana Gjorgjevska, dëshmitare.

Katica Dimovska ,nëna e njërës prej viktimave tha se natën kur shpërtheu zjarri ka qenë me vajzën e saj e cila vuante nga paraliza cerebrale. Ajo tha se zjarri që ka shpërthyer në dhomën ku ishte ajo.

“Kishte sulm dhe ishin ftuar mjekët. Ata erdhën që të ndihmojnë dhe dëgjova një shpërthim dhe kemi parë zjarr. Zjarri përfshiu edhe vajzën dhe tentuam që ta shuajmë zjarrin mbi atë. Të dy deri te korridori dhe tentuam ta nxjerrim, dera ishe larg, burri hapi derën me këmbë dhe e kemi nxjerrë. Kishte karrocë  e larguam , vajza me siguri kishte ndërruar jetë ndërkohë”, theksoi Katica Dimovska, nëna e njërës nga viktimat.

Në dëshminë e tij, bashkëshorti i Katicës, Bobani tha se në spitalin modular, mund të hyhej dhe dilej kur të doje. Eksperti Robin Boshkovski inxhinier i diplomuar dhe që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit, edhe njëherë tha se zjarri është pasojë e kabllos vazhdues ku ishte i vendosur aparati për oksigjen. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 mars. Për këtë rast akuzohen ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, përgjegjësi i modularit Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik i Tetovës. Në zjarrin që kaploi Spitalin Modular në Tetovë më 8 shtator të vitit 2021 humbën jetën 14 persona.

Të fundit