29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë për energjinë elektrike, Bekteshi optimist se do të arrihet marrëveshje

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të zhvillojë sot një tjetër takim online me homologun e tij bullgar lidhur me çmimin e blerjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë të enjten Bekteshi së bashku me drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe me drejtorin e RNE-së, Bajram Rexhepi do të qëndrojë për vizitë në Turqi, ku siç paralajmëroi fokusi do të jetë energjetika.

Bekteshi është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë, siç tha ai, sheh vullnet të mirë. Ndërkohë për bisedimet me Turqinë, nëse ka diçka konkrete, ai do të informojë opinionin kur të kthehet.

Të fundit