01/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdojnë edhe sot protestat , deputeti shqiptar i LSDM-së, kundër paraleles shqipe në Çashkë

Deputeti shqiptar nga Çashka, Muhamet Kadriov nga Lidhja Social Demokrate që gjatë gjithë mandatit të tij, nuk ka folur asnjë fjalë për nxënësit dhe banorët e Çashkës në foltoren e Kuvendit, do të mbahet mend për një fjalim të vetëm e në të cilin, pikërisht Kadriov ka dalë kundër nxënësve shqiptarë dhe mësimit në gjuhën shqipe.

Në një prononcim për TV21, Kadriov dje akuzoi ministrin Shaqiri për marrjen e kompetencave të Komunës.

Sipas tij, Shaqiri ka gabuar se ka kërkuar që nxënësit shqiptarë të gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën amëtare.

Për më tepër, Kadriov ka kërkuar që Shaqiri të kthejë kompetencat komunës që nuk respekton të drejtën themelore që nxënësve shqiptar tu garantohet mësimi në gjuhën amëtare.

Kujtojmë, deputeti në fjalë, Muhamet Kadriov fëmijët e tij i shkollon në Irland nga ku edhe e ka prejardhjen, bashkëshortja e deputetit.

Një reagim për situatën e krijuar ka pasur edhe nga Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cila tha se çdo ditë e humbur nga mësimi është në dëm të fëmijëve.

“Sipas informacioneve që kam unë mendoj që ka nxitje politike. E them këtë sepse edhe ju jeni dëshmitarë të një deklarate të një deputeti të opozitës i cili bën qoftë edhe thirrje për protestë dhe mbështetje të kësaj iniciative. Nga deklarata e deputetit të opozitës mund të shihet që thirrja e tij është kundër paraleles në gjuhën shqipe”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Të fundit