Të tjera lajme

VAZHDOJNË PËRPLASJET MES MICKOSKIT DHE AHMETIT

Fushata vetëm se ka filluar, ndërsa ka filluar të ashpërsohet fjalori i përfaqësuesve
politik. Ndaj deklaratës së djeshme të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, që oponentët e
tij i quajti zagarë, ka reaguar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë
mitingut të mbrëmshëm në Shkup. Këtë retorikë, Mickoski e quan tentim të
Ahmetit që nëpërmjet tezave të konsumuara ta ngrit rejtingun e rrënuar.
“Me gjakra, skifterë, shqiponja e lepuj.Të njëjtin folklor e përmendin, 20 vite
i njëjti film. Shqiptarët i kanë emigruar, copa-copa bënë nga vjedhja. Ato
metafora në mitingje më nuk u kalojnë. Të mirë janë, nëse kanë vendosur të
merrem dhe të luajnë në filma humoristik që të munden të bëjnë për të
qeshur dikë. Ja të themi pas një vit e gjysmë shkoi në opozitë, ndërsa pas
këtyre zgjedhjeve, shkon në pensionim politik, unë të garantoj”, tha sot
Mickoski.
Ndaj deklaratës së Mickoskit, reaguan nga partia e Ahmetit, të cilët theksojnë se
obsesioni i Mickoskit për të zhdukur BDI-në nuk do të realizohet.
“Mbrëmë, Hristijan Mickoski shpërfaqi qartë obsesionin e tij politik për të
kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni. Deklarata e tij e fundit, ku flet
për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, nuk është
vetëm një dëshirë personale, por një vazhdim i strategjisë së tij për të
dobësuar, margjinalizuar dhe kontrolluar shqiptarët. Mickoski dhe VMRO,
kur flasin për “zogj e bilbila”, i referohen vetëm “shqiptarëve të tyre të
ndershëm”, ata që i kanë nën kontroll në qeveri”, thonë nga BDI.
Për gjuhën e Ahmetit, i cili përdori termin zagarë, duke aluduar në oponentët e tij
politik të bllokut shqiptarë, reaguan gjatë ditës së djeshme edhe nga koalicioni
VLEN, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që Ahmeti shërbehet me fjalor
të tillë ofendues.

Të fundit