24/05/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon debati për propozimin që Joveski të emërohet gjykatës kushtetues

Në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot duhet të vazhdojë debati për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues.
Sipas informacioneve nga Kuvendi, kanë mbetur për të folur edhe njëzet deputetë, kryesisht nga opozita OBRM-PDUKM.

Dy nga kandidatët e propozuar, Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Fatmir Skender, të cilët kaluan filtrin e komisionit, u bënë gjyqtarë kushtetues pas votimit të Parlamentit në tetor. Kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska, me një mendim të veçantë dërguar kryetarit të Kuvendit, pastaj propozoi që plenumi të votojë për këta kandidatë që të mos përfundojmë në situatë të krizës kushtetuese, sepse Gjykata ishte pa një numër të mjaftueshëm gjyqtarësh kushtetues.

Për opozitën ky ishte një precedent që nuk duhej të ndodhte, sepse debati për të gjithë kandidatët duhet të përfundonte para votimit të plenumit./Telegrafi/

Të fundit