Inspektoriati komunal i komunës së Tetovës, ka vazhduar me largimin e objekteve që janë të vendosur në mënyrë të paligjshme në qytetin e Tetovës. Në kuadër të këtij aksioni, sot inspektorë komunal të komunës së Tetovës kanë bërë largimin e një objekti I cili ka qenë I vendosur në rrugën Mehmet Pashë Deralla në Tetovë dhe rruga është liruar për qarkullim. “Do të vazhdojmë edhe më tej me luftën kundër paligjshmërisë në infrastrukturën urbane. Të jemi kooperues dhe të bashkëpunojmë për të mbajtur qytetin tonë të pastër dhe të sigurt”njoftuan nga komuna e Tetovës. Inspektoriati komunal i komunës së Tetovës ditë më parë ka bërë të ditur se do të largojë edhe garazhet prej metali që janë vendosur që në kohën e ish jugosllavisë dhe që pengojnë në lëvizjen e lirë edhe të qytetarëve por për të pasur më shumë vende për parkim.TV KOHA