01/03/2024
9.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon skriningu në kopshte, deri më tani dy persona pozitiv në Kovid-19

Dy persona pozitivë në Kovid-19 janë zbuluar deri më tani në skriningun e të punësuarve në kopshte.

Deri dje, sipas statistikës së publikuar të Ministrisë së Shëndetësisë, në kopshte janë kryer 1340 teste dhe vetëm në 24 orët e kaluara 209. Janë konfirmuar dy persona të infektuar, një në Manastir dhe një në Shkup.

Skriningu në kopshte filloi më 13 maj dhe me të janë përfshirë rreth 2.000 punonjës. Qëllimi është të hartohet një protokoll për punën e kopshteve për funksionimin e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi këtë javë se po punohet në protokollin për kujdesin e fëmijëve në kopshte t dhe se Komisioni për sëmundje infektive dhe ekipi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po shkëmbejnë detaje.

Nuk saktësoi kur është planifikuar hapja e kopshteve, por tha se i gjithë procesi do të koordinohet me kthimin e prindërve në punë.

Kopshtet e fëmijëve në vend janë mbyllur që nga 10 marsi me vendim të Qeverisë për shkak të pandemisë së Kovid-19. mb/

Të fundit