Norma e interesit të kredive në maj mesatarisht është 4,83 për qind dhe paraqet vazhdim të trendit të zvogëlimit prej 0,03 pikë procentuale në muaj dhe 0,37 pikë procentuale, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore.
Tek depozitat, norma mesatare e interesit është 1,10 për qind dhe shënon rënie mujore prej 0,01 pikë procentuale, ndërsa në nivel vjetor 0,31 pikë procentuale.
Sipas të dhënave të publikuara, rritja është regjistruar në normat e interesit për kreditë e reja, të aprovuar edhe atë me 0,15 pikë procentuale në nivel mujor dhe arriti në 3,92 për qind, ndërsa në nivel vjetor është zvogëluar me 0,76 pikë procentuale. Norma mesatare e interesit për depozitat e sapoardhura është 0,62 për qind dhe shënon rritje minimale mujore prej 0,01 pikë procentuale. Në krahasim me majin e vitit të kaluar, kjo normë interesi është më e ulët për 0,69 pikë procentuale (p.p).
Tek kreditë e aprovuara nga sektori i korporatave, u shënua ulje prej 0,04 pikë procentuale në krahasim me muajin e kaluar dhe ajo ishte mesatarisht është 3,97 për qind. Ndryshimi në rënie është rezultat i uljes së të gjithë komponentëve, edhe atë tek: normat e interesit të kredive në denarë pa klauzolë valutore (për 0,06 p.p), normat e interesit të kredive në valutë të huaj (për 0,03 p.p) dhe normat e interesit të kredive në denarë me klauzolë valutore (me 0,02 p.p). Në bazë vjetore, norma mesatare e interesit në përgjithësinë e kredive të aprovuara nga sektori i korporatave, shënoi ulje me 0,51 p. p.
Norma e interesit për kreditë e reja të aprovuara të sektorit të korporatave këtë muaj ishte 3,71 për qind, rritje prej 0,05 pikë procentuale në nivel mujor. Rritja vjen si rezultat i rritjes së normave të interesit për kreditë e valutës së huaj (me 0,32 p.p) dhe kamatave në kreditë në denarë pa klauzolë valutore (për 0,03 p.p), ndërsa në kushte të rënies së normave të interesit tek normat e kredisë në denarë me klauzolën valutore (prej 0,30 p.p).
Krahasuar në nivel vjetor, kjo normë interesi është zvogëluar me 0,63 pikë procentuale. Në maj, norma mesatare e interesit tek depozitat e përgjithshme të korporatave shënoi rënie mujore prej 0,04 pikë procentuale dhe është 1,24 për qind. Ndryshimi në rënie buron nga rënia e normave të interesit për depozitat në valutë të huaj (për 0,09 p.p) dhe normat e interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore (për 0,02 p.p), gjatë rritjes së normave të interesit në depozitat në denarë me klauzolë valutore (për 0,02 p.p). Norma e interesit në depozitat e përgjithshme të korporatave u zvogëlua për 0,37 p.p, në krahasim me majin e vitit 2019.
Norma e interesit për depozitat e sapoardhura të sektorit të korporatave, këtë muaj, është 0,34 për qind dhe është më e ulët për 0,03 pikë procentuale në nivel mujor.
Norma mesatare e interesit në kreditë e përgjithshme për amvisëri, në maj realizoi rënie minimale prej 0,01 pikë procentuale dhe është 5,64 për qind. Rënia mujore është për shkak të normave të ulëta të interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore (përkatësisht për 0,01 p.p), në kushte kur normat e interesit të kredive në valutë të huaj janë të pandryshuara. Në krahasim me majin e vitit 2019, kjo normë interesi është
ulur për 0,30 p.p.
Në maj të këtij viti, norma e interesit për kreditë e reja të aprovuara për amvisëri ishte 4,43 për qind dhe shënoi rritje prej 0,05 pikë procentuale në nivel mujor. Në këtë mënyrë, rritja mujore është tërësisht rezultat i normave të interesit për kreditë në denarë pa klauzolë valutore (për 0,14 p.p), me rënie të normave të interesit për kreditë në valutë të huaj (për 0,30 p.p) dhe normave të interesit. Normat e kredisë në denarë me klauzolën valutore (për 0,05 p.p). Në nivel vjetor, norma e interesit për kreditë e reja të aprovuara për amvisëri u zvogëlua prej 0,75 pikë procentuale.
Në maj, norma mesatare e interesit në depozitat e përgjithshme të amvisërive ishte 1,08 për qind dhe krahasuar me muajin e kaluar u ul për 0,01 pikë procentuale, e cila shpjegohet me rënien minimale të normave të interesit për depozitat në valutë të huaj (për 0,01 p.p), në kushte të rritjes së normave të interesit në depozitat në denarë me klauzolë valutore (për 0,01 p.p) dhe normave të pandryshuara të interesit të depozitave në denarë pa klauzolë valutore. Në bazë vjetore, kjo normë interesi është më e ulët për 0,30 p.p.
Norma e interesit për depozitat e sapopranuara të amvisërive, këtë muaj, ka rënie mujore prej 0,10 pikë procentuale dhe u zvogëlua në 0,91 për qind. bs/bsh/