19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të të sapodiagnostifikuarve dhe të vdekurve

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga data 21 deri në 27 të këtij muaji janë testuar gjithsej 13.123 materiale në laboratoritë në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2, me zvogëlim prej 15,9 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 3.372 raste të reja pozitive nga 35 qytete në shtet me zvogëlim prej 26,5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.429; 42,4%), me incidencë javore – 231,4/100.000.

Në periudhën e raportimit përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit për SARS-CoV-2 arrin 25,7 për qind, zvogëlim prej 3,6 për qind në krahasim me javën e kaluar.

“Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjet (n=910, 27,0%). Një numër i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat në grupmoshat madhore 30-39 (n=665; 19,7%), 40-49 (n=589; 17,5%), 50-59 (n=587; 17,7%) dhe 20-29 (n=414; 12,3%). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=52; 1,5%) dhe 10-19 vjet (n=145; 4,3%), potencojnë nga Ministria.

Pas dy testeve të marra negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar udhëhiqen 4.500 persona të cilët ishin hospitalizuar ose janë në shërim shtëpiak, dukshëm më pak në krahasim me javën e kaluar.

Janë paraqitur 129 raste të vdekjes nga 23 qytete, 30 më pak ose 18,9 për qind në krahasim me javën e kaluar. Në krahasim me moshën, 105 persona ishin të moshës mbi 60 vjet, 20 persona të moshës prej 50-59 vjet dhe katër raste të vdekjes janë paraqitur nga grupmosha 40-49 vjet.

Raporti detajor i Institutit për Shëndet Publik për gjendjen me Kovid-19 në periudhën prej 21 dhe 27 dhjetor të këtij viti, si dhe gjendja kumulative me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut publikohet në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik.

Të fundit