Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, për vizitë të parë ka zgjedhur takimin me profesorin e tij, historianin dhe kryetarin e parë të komunës së Bogovinës, Vebi Xhemailin. Duke kujtuar nostalgjinë dhe shkëmbyer biseda për të ardhmen, Vebi Xhemaili u shpreh i gatshëm për të këshilluar me përvojën e tij, ndërsa Feti Abazi nënvizoi se kritikat dhe sugjerimet janë të mikpritura.
Profesori i mirënjohur Xhemaili, kujtoi i emocionuar se pas 25 vitesh, është kujtuar një kryetar komune ta vizitoj, dhe se përvoja e energjia e kryetarit të sapozgjedhur, do i jap një vizion të ri, me shumë gjasa për dy mandate në krye të komunës.
Kryetari i ri i komunës, Feti Abazi, ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj profesorit të tij, qoft në aspektin akademik por edhe në atë politik, si themelues i komunës së Bogovinës.
“Bogovina ka kapacitete intelektuale, nuk diskutohet. Bagazhi që përfaqësoni ju, për neve ka qenë i veçantë. Çdo sugjerim dhe vëretje e juaja, është e mirëssardhur, prej përvojës dhe praktikës që keni treguar.
Komuna përfshinë shumë sektorë, por ne si ekip do mundohemi të bëjmë maksimumin. Për të lënë gjurmë. Interesi ynë është që edhe gjatë kampanjës e kemi premtu, për ta futur komunën në punë. Prandaj, e pamë të arsyeshme të ju vizitojmë, si personalitet të Bogovinës. Çdo gjë është e mirëseardhur! Mund të na vizitoni në zyrë, qoft për vëretje apo për sugjerime”, ka përfunduar, i pari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.







