Po shtohen rradhët e futbollistëve shqiptarë në ligat e futbollit gjerman. Pas shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Ligën e Parë dhe të Dytë gjermane, tani atyre u është shtuar edhe një talent i ri, një futbollist me perspektivë, ai është Erdi Ismaili një tjetër talent i futbollit shqiptar një yll në ngritje i cili po hedh hapat e parë të karrierës së tij në futbollin gjerman.

Vetëm 15 vjeç i lindur dhe rritur në Gjermani por me origjinë nga Tearca ka filluar që të luaj futboll që në moshën 5 vjeçare ku është angazhuar 1. FC Rödelheim 02 Frankfurt 2014-2020, 2024-2024 1. FC-TSG Königstein Frankfurt, ndërsa prej Korrikut të 2024 luan për Sg Rot-Weiss Frankfurt, dhe me 5 dhjetor është përzgjedhur për të luajtur edhe për Kombetaren e Shqiperisë, grupmoshat U15.
Nga janari i 2025 Erdi pritet të startojë në Bundesligë për të rinjtë Mainz.
Erdi deri më tani ka shfaqur karakteristikat e një lojtari cilësor që mbulon mjaft mirë repartin e mesfushës por luan mjaft mirë dhe në sulm.Ai po tregon suksese në menaxhimin e lojës dhe ka përpara një të ardhme me pritshmëri të larta.

Familja e tij është e lumtur me zhvillimin e tij si futbollist, she thonë që do ta mbështesin në çdo hap që do të hedh drejt ngritjes në karrierë si furbollist profesionist ndërsa shpresojnë se ai së shpejti përveç familjes do të bëjë krenar gjithë shqiptarët.







