22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetëm 169 bullgarë nga Maqedonia e Veriut u regjistruan për të votuar në zgjedhjet e 2 prillit në Bullgari

Vetëm 169 persona me nënshtetësi bullgare nga Maqedonia e Veriut janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari që do të mbahen më 2 prill, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njofton PRESSonline.mk .

Më së shumti votues të regjistruar janë në Kavadar 42, në Prilep 41, Tetovë 40, Strumicë 20, në Shkup 14 dhe në Manastir 9.

Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoni, 3504 persona janë deklaruar si bullgarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Bullgarisë njoftoi se gjithsej 47.389 persona janë regjistruar dhe do të mund të votojnë në ambasadat dhe konsullatat bullgare jashtë vendit.

Numër më të madh të regjistrimeve ka në Turqi – 28.286, në Britaninë e Madhe – 3.343, në Gjermani 3.289 dhe në Spanjë 1.602. / PRESSonline.mk

Të fundit