14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetëm 5 shkolla në Tetovë kanë shprehur gatishmëri për mësimin me prani fizike

Vetëm 5 shkolla në Komunën e Tetovës kanë shprehur gatishmëri që mësimin ta realizojnë me prani fizike. Pjesa tjetër ku bëjnë shkollat fillore dhe ato të mesme janë për mësim të kombinuar. Ahmed Qazimi nga sektori për Arsim në këtë Komunë, thotë se deri më datë 10 kjo komunë ashtu si edhe të tjerat në vend do të vazhdojnë me realizimin e anketave dhe konsultime me prindërit, nxënësit dhe stafin të cilët më pas do të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit.

“Kemi realizuar anketa me prindërit, me Këshillin e prindërve, më stafin edukativo-arsimorë dhe nga e gjithë ajo që kemi biseduar, për momentin prej 19 shkollave fillore, të mesme dhe çerdheve, mund të themi se 5 nga këto kanë treguar gatishmëri që të fillojnë mësimin me prezencë fizike, kurse shkollat tjera të komunës tonë janë të mendimit për mësim të kombinuar. Nga klasa e parë e deri në atë të 5-të me prezencë fizike duke respektuar protokollet, kurse pjesa tjetër, duke pasur parasysh numrin e nxënësve, të kemi mësim në distancë- deklaroi Ahmed Qazimi- Komuna e Tetovës.

Ndërkohë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski , komunë në të cilët ndodhen 11 institucione edukativo-arsimore,thotë se të gjitha objektet janë gati për realizim të mësimit me prezencë fizike.

“ Për momentin të gjitha objektet janë gati për mbajtje të mësimit prej më 1 tetor. Përgatitjet i kemi bërë që në muajin gusht. U është dhënë udhëzim të gjitha drejtorëve të shkollave, ku bëheshin rikonstruime, kanë përfunduar tashmë të gjitha ato punë. Sot bëhet dezinfektim nëpër çerdhe dhe oborre, sepse fillojmë nga data 9- pohoi Boris Georgievski- kryetar i Gazi Babës.

Megjithatë kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Petre Shilegov sot përsëri theksoi se vendimin final për atë se në cilat shkolla si duhet të zhvillohet procesi mësimore, do ta marrin institucionet shëndetësore, në bazë të të dhënave të dorëzuara nga komunat. Pas datës 10 shtator të gjitha komunat në vend duhet të kenë dorëzuar të dhëna të plota në bazë të të cilave do të sillet vendimi për mënyrën e realizimit të procesit arsimorë në secilën prej tyre.

Të fundit