24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vetëm dy prej 157-të pasagjerëve të cilët arritën në Finlandë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut

Më shumë se 157-të pasagjerë të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën arritën në qytetin finlandez Turku, prej të cilëve 24 ishin pozitivë me Kovid-19, janë shtetas të Kosovës dhe të Finlandës, ndërsa vetëm dy shtetas të Maqedonisë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë pas kontrollit të kryer të informatave me shërbimet nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare.

Bëhet fjalë për pasagjerë, mërgimtarë, të cilët vijnë në Maqedoni ose tranzitojnë përmes vendit për arsye të ndryshme, ndërsa pastaj kthehen në punë në Evropën Perëndimore, për të cilët me leje qëndrimi ose shtetësi të BE-së nuk vlejnë restriksionet gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.

Sipas të dhënave, në fluturimin e potencuar, pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë udhëtuar me pasaportë të Kosovës (95 persona), me pasaportë të Finlandës (60 persona), ndërsa të tjerët janë me pasaportë të Maqedonisë (2), pasaporta shqiptarë, bullgarë, suedezë dhe estonezë.

Ministria e Shëndetësisë mbledh informata nga autoritetet finlandeze, për atë se cilët nga 24 pasagjerët janë pozitivë me virus, nëse bëhet fjalë për disa familje ose janë raste individuale, ç’farë lloji të testeve u kanë bërë, ndërsa Instituti për Shëndet Publik tashmë punon në kontroll nëse atyre pasagjerëve u është dhënë masë e vetizolimit në Maqedoni. Pas marrjes së informatave për rastet pozitive menjëherë do të arrihet drejt konfirmimit të kontakteve se cilat ato persona me teste pozitive eventualisht i kanë pasur në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë sërish apelon të respektohen të gjitha masat për mbrojtje personale gjatë çdo udhëtimi dhe gjithsesi ku shënohet, dezinfektim i madh i duarve dhe mbajtja e distancës.

Ministrja për Çështje Familjare dhe Shërbime Sociale, Krista Kiuru dje deklaroi se në aeroportin e qytetin finlandez Turku të shtunën ka arritur aeroplani nga Shkupi me 157-të pasagjerë prej të cilëve 24 nga testimet ekryera kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.

Në aeroportin në Turku është organizuar testim vullnetar i të gjithë pasagjerëve të cilët kanë arritur nga Shkupi, prejse kanë konfirmuar se dy fluturime të mëparshme nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania, janë burimet kryesore të infeksioneve të reja me koronavirus në Finlandë.

Për shkak të asaj Finlanda do të vendosë testime të obligueshme për koronavirusin dhe karantinë për pasagjerët e vendeve me rrezik të lartë.

Në të ardhmen do të obligiohet karantina dyjavëshe dhe do të bëhen testime për koronavirus për secilin që do të arrijë nga ndonjë vend që ka mes tetë dhe 10 raste të Kovid-19 në 100.000 banorë në 14 ditët e fundit.

Aviokompanitë do të duhet t’i informojnë pasagjerët se do të testohen pas ardhjes në Finlandë.

Mosrespektimi i karantinës dyjavëshe do të sanksionohet me burg deri në tre muaj ose gjobë në para. sa/

Të fundit