11/10/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Me moton “Ta njohim autizmin – nga studentët për studentët”

Me moton “Ta njohim autizmin – nga studentët për studentët”, studentët e programit studimor Edukim Special dhe Rehabilitim të Fakultetit Pedagogjik e shënuan 2 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Kjo ditë synon ta rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me të. Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Lulzim Mehmedi tha se sot jemi të mbledhur së bashku për të ndërgjegjësuar dhe për të shprehur solidaritetin tonë me komunitetin autist. Autizmi është një spektër i ndryshëm i çrregullimeve të zhvillimit të trurit, i cili shfaqet në forma të ndryshme dhe ndikon në jetën e mijëra njerëzve në të gjithë botën.Në vazhdën e aktiviteteve, studentet e programit studimor Edukim Special dhe Rehabilitim të Fakultetit Pedagogjik, Ajlin Ajeti dhe Ajshenur Izeri dhanë disa informacione të detajuara rreth autizmit dhe përmes disa shembujve konkret që kishin përgatitur me ndihmën profesoreshave të po të njëjtit Fakultetit.Teuta Ramadani dhe Jasmina Troshanska na ilustruan metodat më efektive që mund tu ndihmojnë personave të prekur me autizëm dhe u konkludua se pikat kyçe ku duhet të punohet me ta janë komunikimi dhe interaksioni.TV KOHA

Të fundit