31/10/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Mr Beqir Memeti doktor i shkencave së filologjisë orientale

Magjistër Beqir Memeti, në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Filozofik, programi studimor: Shkenca mbi gjuhën, drejtimi  Filologji orientale,ka  mbrojtur temën e doktoraturës me titull “Relacionet orient- oksident në veprimtarinë e autorëve shqiptarë (1912-1939)”, me mentor profesor doktor Metin Izeti. Mbrojtja e temës së doktoraturës u realizua para komisionit, në përbërje: Adnan Ismaili  kryetar, ndërsa në cilësinë e anëtarëve ishin profesorët Fehari Ramadani, Kushtrim Ahmeti, Sulejman Baki dhe Ziber Lata. Anëtarët e Komisionit vlerësuan se kjo temë paraqet një kontribut të çmuar në shkencat shoqërore në hapësirën shqiptare.

Kjo tezë e doktoraturës ka për qëllim të ndriçojë, analizojë dhe interpretojë çështjen e relacioneve orient-oksident të autorëve shqiptarë në periudhën 1912-1939. Kjo periudhë nxjerr në dritë rolin ndikues të shkrimeve të këtyre mendimtarëve për të rregulluar këtë identitet duke vënë gurrthemelin e konceptit të identitetit të negociuar shqiptarë. Protagonistë e kësaj periudhe ishin Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Tahir Kolëgjini, Imam Vehbi ismaili,Branko Merxhani, Lazgush Poradeci dhe të tjerë.

Në mbrojtjen e doktoraturës ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tetovës Jusuf Zejneli së bashku me Kryetarin e Senatit Vullnet Ameti si dhe dekanë  të disa fakulteteve.Krahas tyre, të pranishëm ishin edhe  Nevzat Halili  dhe Nijazi Muhamedi si dhe personalitete tjera na sfera të ndryshme nga jeta shoqërore.

Me mbrojtjen e temës,kandidati Beqir memeti fioi gradën shkencore doktor I shkencave filologjike në lëminë e filologjisë orientale. Ndryshe, doktor Beqir Memeti, ka botuar disa punime në revista shkencore, është autor I librit “Publicistika e haki Sharovit.Nga viti 2015 punon në muftininë e Tetovës si referent dhe I angazhuar në Univeristetin e Tetovës. TV KOHA

Të fundit