Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për shkurtim të institucioneve dhe të punësuarve në administratën publike me qëllim që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti, gjatë vitit të kaluar ka ndodhur e kundërta. Është rritur numri i institucioneve, ndërkaq numri i të punësuarve vazhdon të jetë i njëjtë me vitet paraprake, madje është në rritje.Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike, Maqedonia e Veriut, në fund të vitit 2023 ka numëruar gjithsej 1.371 institucione, në të cilat, duke përjashtuar 18.000 të punësuarit në organet e sigurisë, kanë punuar gjithsej 110.169 persona.Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit 2023 janë themeluar 17 institucione të reja, dhe kjo nuk përputhet me premtimet e qeverisë për uljen e numrit të institucioneve të panevojshme, të cilat,
ekzistojnë, më shumë për shkak apetiteve partiake sesa interesit për t’u shërbyer qytetarëve.Kështu, sipas raportit të nga Ministrisw sw Shoqërisë Informatike, në vend ka 14 institucione të cilat fare nuk kanë të punësuar, por kanë vetëm drejtorë. 193 institucione të tjera kanë prej 1 deri në 10 të punësuar.Nga ana tjetër, nuk është ulur as numri i të punësuarve në sektorin publik. Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit të kaluar ka pasur 300 të punësuar më shumë.Reformat në administratë, përveç që janë të nevojshme për vendin dhe qytetarët, ato janë edhe kusht për anëtarësim në BE. Komisioni Evropian, në raportin e fundit, Maqedoninë e Veriut e notoi me notë 3 për fushën e reformave në administratë.
TV KOHA







