Të tjera lajme

(video) Osmani:Arsimi parashkollor të bëhet i detyrueshëm

Kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani sot në bashkëbisedim me të rinjtë në Tetovë në temën për mbajtjen e të rinjve në vend tha se propozon që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndahet në Ministri të Arsimit dhe Ministri të Shkencës. Osmani tha se propozim tjetër është që arsimi parashkollor të bëhet i detyrueshëm, ndërsa tha se theks të veçantë duhet t’i jepet edhe arsimit profesional, ndërsa për arsimin e lartë, tha se duhet të optimizohet numri i fakulteteve.Deklarata Osmani u premtoi angazhim shumë më të madh për rininë e vendit, me qëllim që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e të rinjve në vendin e tyre.TV KOHA

Të fundit