22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Protestuesit pamundësojnë mësimin në Çashkë

Edhe pse me numër më të vogël të protestuesve edhe sot hyrja dhe dalja e Çashkës
u bllokuan. Protestuesit tashmë disa muaj kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe
në shkollën fillore “Todor Janev”.Ndërkohë te Inspektorati i Arsimit kanë arritur
ankesa të shumta nga ana e prindërve për pengimin e ndjekjes së mësimit nga
protestuesit. Ndërkohë sipas drejtorit të këtij institucioni, protestuesit kanë sulmuar
edhe një inspektor të arsimit i cili ka kryer punën në terren në komunën e Çashkës.
“Organet e MPB-së nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre personave edhe
pse ka pasur sulm ndaj drejtoreshës, sulm ndaj një mësimdhënësi, sulm ndaj
një inspektori i cili ka qenë në kryerjen e detyrës inspektuese dhe nga e gjithë
situata këtu janë në pyetje që edhe bashkëpunimi i ngushtë i pushtetit lokal
dhe i organeve të MPB-së në rrethinë të Çashkës, ku është absurde që të
prishet rendi dhe qetësia publike dhe në këtë rast edhe bllokimi i institucionit
shkollë dhe rrugëve kryesore nga një numër i vogël i protestuesve dhe mos
kemi masa adekuate komfor ligjeve të cilat janë në fuqi është e pa
pranueshme dhe bëj apel që kjo punë sa më shpejtë organet të marrin masa
komfor ligjeve”, tha Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Prindërit apelojnë që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje për nxënësit pasi sipas tyre
fëmijët janë ata që po pësojnë më shumti duke humbur çdo ditë mësimin.
Protestuesit në Cashkë mbi tre muaj bllokojnë ndjekjen e mësimit si për nxënësit
shqiptarë ashtu edhe për ata maqedonas. Protesta filloi me hapjen e paraleles
shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 80 nxënës shqiptarë të
cilët ndjekin mësimin në gjuhen maqedonase, TV KOHA

Të fundit