22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Shkolla e Kamjanit festoi 7 marsin dhe ditën e shkollës

Në shkollën fillore Sabedin Bajrami të fshatit Kamjan sot me një program të pasur është shënuar festa e 7 marsit, dita e mësuesit.Ky probam ishte përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, kyresisht me këngë dhe poezi me motive patriotike kushtuar shkollës dhe mësuesve. Poashtu 7 marsi është edhe patronati I kësaj shkolle.Me këtë rast, është përuruar edhe regullimi I kabinetit të Artit Figurativ. Shkolla është ndërtuar në vitin 1979 dhe deri në vitin 1987 ka qenë në kuadër të shkollës së Bogovinës, kurse më pas ka funksionuar si shkollë e vetme.Deklarata 7 Marsi, njihet si festa e Mësuesit në Shqipëri, dhe festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Është një ditë simbolike për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, e cila u hap në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues të tij ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë.TV KOHA

 

Të fundit