25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video)Analistët në OnTime: Integrimet dhe çështja shqiptare, shtyllat e bisedimeve

Në emisionin OnTime, u debatua për situatën politike në vend, kryeministrin
shqiptar dhe koalicionet e mundshme, para dhe pas zgjedhore. Analistët u
dakorduan që partitë politike shqiptare duhet të jenë të uni!kuara karshi partive
maqedonase, pra shtylla e bisedimeve të jetë të votimi i ndryshimeve kushtetuese
dhe avancimi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, me mendime të ndara për sa i përket rëndësisë së kryeministrit
shqiptar. Profesori Bashkim Selmani thotë se ky post ka një rëndësi simbolike dhe
historike, por jo edhe politike.

Ndërkaq analisti dhe njohës i mirë i çështjeve politike Faton Aliti, thotë se thyerja
e monoetnicitetit të posteve më të larta në vend, jep sinjale pozitive për të
ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe funksionimit të shtetit multinacional.

Nga ana tjetër, Elmir Sejfullai thotë se opozita ka të drejtë kur kërkon anëtarin e
KSHZ-së dhe se Talat Xhaferi, sa e ka mbajtur postin e kryetarit të parlamentit nuk
është treguar profesional kur nuk e ka marr parasysh kërkesën e tyre, megjithatë,
edhe pse kundërshtarë politik, është dashur që të gjejë forcën brenda vetes për të
votuar kryeministrin e parë shqiptar.

Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i ndiqni sonte në emisionin OnTime, që do
të transmetohet në ora 21:40 në Televizionin Koha.

Të fundit