Të tjera lajme

Kovaçevski takon Taravarin, ky i fundit mohon takimin me Mickoskin

Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka njoftuar sot në selinë e partisë ka pritur
kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Kovaçevski thotë se në takim është
folur për realizimin e programit të Qeverisë dhe për dinamikën e punës në të ardhmen,
por edhe për politikat që nënkuptojnë anëtarësimin e vendit në BE dhe ruajtjen e
partneritetit me SHBA-në.
“Në takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në
selinë e LSDM-së, biseduam për zbatimin e programit të Qeverisë, dinamikën e
punës në periudhën e ardhshme, si dhe për politikat që nënkuptojnë përmbushjen e
synimi strategjik për anëtarësimi në BE dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara.
Synimet tona të përbashkëta, mbi të cilat po punojmë me përkushtim si politikanë
dhe partnerë koalicioni, janë vazhdimi i rrugës evropiane drejt anëtarësimit të plotë
në BE dhe forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Është obligim
për të gjithë qytetarët dhe për të ardhmen e vendit sepse Maqedonia e Veriut nuk
ka alternativë përveç rrugës evropiane”, shkruan Kovaçevski.
Ndërkaq mbrëmë u përfol për një takim të fshehtë të Arben Taravarit me kreun e VMRO-
DPMNE-së Hristjan Mickoski, që sot u mohua nga vetë kreu i partisë së Aleancës për
Shqiptarët.
“Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris
politikën si një të mirë publike dhe prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë
publike” shkroi Taravari.
Ndërkaq Taravari konfirmoi se partitë politike nga opozita shqiptare i kanë propozuar të
jetë kandidati i tyre për president në zgjedhjet e ardhshme. Taravari për deklaroi se është
biseduar si mundësi por ai nuk është i interesuar dhe nuk ka pranuar.
Ndërkohë Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë në intervistë ka theksuar se me
kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është diskutuar për të qenë kandidat
për president.Kujtojmë se, Lidhja Evropiane për Ndryshim, koalicion ky ku bëjnë pjesë
partitë opozitare shqiptare Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, kanë
paralajmëruar se në zgjedhjet presidenciale do të dalin me kandidat të tyrin për president.
Rrethi i pare i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24
prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet me 8 maj. TV KOHA

Të fundit