Statistikat e publikuara nga ana e institutit për hulumtime “IDEA” në lidhje me shpenzimet e komunave për “Udhëtime dhe Shpenzime ditore”, ku për këto lloj shpenzimesh prijnë Komuna e Tetovës dhe e Kërçovës, kanë nxitur reagime.Sipas publikimeve të institutit IDEA, Komuna e Tetovës për “Udhëtime dhe Shpenzime ditore” vetëm gjatë vitit 2022 ka shpenzuar 211.031 euro.
Këshilltari komunal nga radhët e BDI-së në Tetovë, Veton Murati ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga Instituti “Idea”, se në këtë komunë për vitin 2022 janë shpenzuar 211.000 euro për shpenzime dhe udhëtime ditore. Murati pyet Kasamin se për çfarë janë shpenzuar nga 800 euro në ditë.“Këto informata dëshmojnë mashtrimet dhe qëllimet e Bilall Kasamit, i cili Komunën e Tetovës e përdor për qëllime partiake dhe personale.E pyesim publikisht kryetarin e Komunës sëTetovës se për çfarë i ka shpenzua rnga 800 në ditë, gjatë gjithë vitit 2022. Sikur kjo të mosmjaftonte, muaj më parë, Komuna e Tetovës u shpall si një nga komunat me transparencë më të ulët në shtet, qëjep indicie serioze për korrupsion dhe keqpërdorimesi kjo”, tha Murati. Por nga Komuna e Tetovës thonë se gjatë vitit 2022, Kabineti i Komunës së Tetovës për nevoja vetanake nga buxheti ka shfrytëzuar vetëm 11 mijë euro, për Udhëtime dhe shpenzime ditore.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi thotë se të gjitha mjetet tjera janë shpenzime të fondeve të jashtme, të shfrytëzuara nga shkollat e mesme dhe fillore në kuadër të projekteve të Erasmus. “Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për kryetarin, administratën, kryetarin e këshillit të komunës dhe këshilltarët kanë kushtuar në total 11,209 euro. Kjo shifër është paraparë në buxhetin e vitit 2022 dhe përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit për përfaqësuesit e komunës.
Në lidhje me shkollat e mesme dhe fillore, shpenzimet kanë arritur në një shumë totale prej 320,733 euro. Shkollat e mesme kanë shpenzuar 266,826 euro, ndërsa shkollat fillore janë mbështetur me 53,907 euro, të gjitha nga programi Erasmus i Bashkimit Evropian. Rëndësia e këtyre fondeve vjen nga dedikimi i tyre në formën e dotacioneve, të cilat nuk përfshihen në buxhetin e përgjithshëm të Komunës së Tetovës.Për vitin 2023, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpenzuar gjithsejt 5900 euro, shpenzimet e këshillit të Komunës së Tetovës janë 1317 euro, ndërsa administrata ka harxhuar gjithsejt 11,800 euro. Kjo shumë përfshin edhe trajnimet e zjarrëfikësve në Angli dhe trajnimin e disa administratorëve për projektin e digjitalizimit në Kroaci” tha Durmishi. TV KOHA