29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Arsovska nuk ka asnjë lidhje me ne, bëri koalicion me LSDM-në pasi u shantazhua

VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media, pohojnë se Danella Arsovska tanimë nuk ka asnjë lidhje me ta, ndërsa i’a bënë përhajr koalicionin me LSDM-në. Sipas tyre, LSDM po ia paguan Arsovskës bilbordet dhe spotet, transmeton Zhurnal.

“LSD i paguan bilbordet dhe videot e Arsovskës, koalicion dezertues e themeluar në shantazhe dhe interese biznesi.

Nuk kaluan disa ditë u dëshmuan motivet e vërteta të Arsovskës, takimet e fshehta me dezertuesin Kovaçevski dhe Zeçeviq kanë efekt, ata i paguajnë bilbordet në Shkup, për propagandë politike. Arsovska në vend se të punojë, meret me politikë ngase është e shantazhuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, ajo me vetëdije ka rrezikuar projektin për stacionin pastrues të lumit Vardar dhe ka humbur besimin ndaj qytetit në sy të kredituesve të huaj dhe dhënësve të granteve./Zhurnal.mk

Të fundit