13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Me Ligjin e ri për Prokurorinë, do të amnistohen të gjithë ata që u pasuruan në kurriz të qytetarëve

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Qeveria po dhunon dhe kriminalizon demokracinë parlamentare në Maqedoni. Sipas tyre, pushteti imponon zgjidhje ligjore që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Maqedonisë.

“Krimineli i falur Zoran Zaev së bashku me bandën e tij kriminele të zhvatjes, përmes zgjidhjes së re ligjore të Ligjit për Prokurorinë po përpiqen me çdo kusht të japin amnisti për krimet që ai dhe banda e tij kanë kryer për 3 vitet e fundit”.
“Ligji i ri që qeveria dëshiron ta miratojë do të amnistojë zyrtarët që janë bërë të pasur në kurrizin e qytetarëve përmes tenderëve dhe granteve kriminale. Do të amnistojë të gjitha ato marrëveshje me 4 sy që kanë keqpërdorur paratë e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata kërkojnë që ligjin e ri ta përpilojnë ekspertë, pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tyre, në Maqedoni mund të kthehet drejtësia./Telegrafi/

Të fundit