28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-ja të mërkurën në protestë, kërkon çmim më të ulët të energjisë elektrike

Të mërkurën VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit do të protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga ku do të kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të kthehet si më parë.

“Sot vendi jon po hyn në recesion, gjithçka që kam paraparë në ekonomi edhe u realizua. Sot kemi uljen më të madhe të prodhimit bruto vendor. Mafia ka ble vota, në vend që të ndihmoj biznesin. Një miliardë euro janë harxhuar. Na presin ditë më të vështira të ekonomisë. Shumë qytetarë do të mbeten pa punë. Borxhi publik është rritur”, tha Hristijan Mickoski, derisa paralajmëroi protesta për të mërkurën në ora 18:00, para Ministrisë së Drejtësisë.

“Qytetarët po i presin ditë të vështira. Kur në kohën e pushimeve e rritën çmimin e rrymës elektrike. Protestë të mërkurën në ora 18, kjo është protesta e parë që do t’i organizoj VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, do të fillojmë prej tek Ministria e Drejtësisë dhe do të përfundojmë para Komisionit Rregullator për Energjetikë. Kemi rrymë të shtrenjtë dhe qytetarë të varfër. kërkojmë të kthehet çmimi i mëparshëm i energjisë elektrike”, tha Mickoski.

Të fundit