03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO paralajmëron aferën “Parazitët”: Populli vdes urie, qeveritarët arkëtojnë shuma përrallore

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar për sot publikimin e një afere të re, që sipas tyre tregon për shumat përallore që arkëtojnë qeveritarët, përcjell KlanMacedonia.

Këtë aferë, kjo parti e quan “Parazitët”, ndërsa sipas tyre, publikimi i saj do të jap përgjigje për vuajtjet e popullit.

“Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj. Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa pagat e njerëzve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.

Të fundit