Universiteti I Tetovës ka pësuar disfatën e gjashtë sezonale, ndërsa Shkëndija ka regjistruar fitoren e gjashtë sezonale në xhiron e gjashtë të sezonit pranveror në fazën play off dhe play out.
Këtë fundjavë janë zhvilluara ndeshjet e javës së gjashtë të sezonit pranveror në Ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve në fazën e play off-it dhe at të play out.
Skuadra e UGD Shtipi është pranë që të siguron pozitën e parë që i garanton që në fazën e fundit ku vendoset titulli kampion ndeshjet kyçe ti luan si vendas.
Ndërsa ekipi i Universitetit i Tetovës nuk ka edhe gjasa teorike për kualifikim në fazën përfundimtare pasi ka pësuar disfatën e gjashtë radhazi.
Në xhiron e gjashtë në faze play off u shënuan këto rezultate: Susheva – UGD Shtipi 1-3, Universiteti i Tetovës – Strumica 1-3 dhe Boreci – Rabotniçki 3-0.
Tabelën e kryeson UGD Shtipi me 49 pikë para Borecit me 41 dhe Strumicës me 37 pikë
Në fazën e play out Shkëndija shënoi fitoren e gjashtë radhazi, kësaj radhe në transfertë kundër Skopjes 3-0 në sete. Liria e Zherovjanit gjithashtu vazhdon rrugëtimin e fitoreve pas mundi në transfertë Janta Volejn 3-0 që ishte fitorja e pestë radhazi. Rezultatet e paly out: Janta Volej – Liria 0-3, Skopje – Shkëndija 0-3 dhe Vesna Propbishtip – Makedonija Xhio 3-0
Fazën play out e kryeson Shkëndija me 32 pikë e ndjekur nga Liria me 28 pikë.







